“Ekonomia” miraton Aktin Normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara në protesta, 125 subjekte kanë deklaruar 3,59 mln euro dëme!

“Ekonomia” miraton Aktin Normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara në protesta, 125 subjekte kanë deklaruar 3,59 mln euro dëme!

Komisioni parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, nën drejtimin e kryetares Milva Ekonomi, miratoi Aktin Normativ “Për shpërblimin e dëmit civil të shkaktuar ndaj subjekteve të prekura nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve dhe rregullimin e pasojave”, duke ia përcjellë atë për shqyrtim seancës plenare. Gjatë prezantimit të nismës në cilësinë e komisionit përgjegjës, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Mario Keputa, argumentoi urgjencën e miratimit të saj. Ai sqaroi se akti krijon një skemë shtetërore kompensimi për dëmet materiale të shkaktuara nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve të periudhës 13 tetor – 22 tetor 2026. Sipas kritereve të përcaktuara, përfitues të kësaj skeme janë personat fizikë ose juridikë privatë, të kategorizuar si biznese me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë, bazuar në deklaratën vjetore...