Zv/ministrja Kika: Do të ndërtohen 7 laboratorë të rinj për të forcuar sigurinë ushqimore
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat shqyrtoi dje projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit teknik Shqipëri–Gjermani për vitin 2025, që synon modernizimin e sistemit të kontrollit zyrtar dhe rritjen e sigurisë ushqimore në vend. Në fokus të marrëveshjes është edhe financimi për ndërtimin e shtatë laboratorëve të rinj, të cilët do të forcojnë ndjeshëm kapacitetet e analizave dhe inspektimeve në sektorin bujqësor. Zëvendësministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Tana Kika bëri të ditur se projekti parashikon modernizimin e procedurave të inspektimit, rritjen e kapaciteteve laboratorike dhe zhvillimin e sistemeve të kontrollit të bazuara në analizën e riskut. Ajo theksoi gjithashtu se do të trajnohen inspektorë, veterinerë dhe specialistë të laboratorëve sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian. “ Do të modernizohen procedurat e kontrollit...
Burimi:
sot.com.al