Zbardhet projekti i Milot-Balldren, tunel 850 metra për anashkalimin e Lezhës
Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli konsorciumin fituesin për segmentin rrugor Milot – Balldren, dokumentet shoqëruese të procedurës japin detaje mbi projektin që pritet t’i japë zgjidhje trafikut që krijohet në afërsi të Lezhës, sidomos gjatë sezonit turistik. Ky aks do të ketë një gjatësi prej rreth 17 km dhe do të ndërtohet sipas standardeve të autostradës së kategorisë A, me dy karrexhata, nga dy korsi qarkullimi për secilin drejtim dhe korsi emergjence. Projekti përfshin gjithashtu ura, nyje lidhëse, rrugë shërbimi, sisteme inteligjente monitorimi të trafikut dhe infrastrukturën e tarifimit. Një nga veprat më të rëndësishme të projektit është ndërtimi i një tuneli me dy tuba, i cili do të mundësojë anashkalimin e qytetit të Lezhës. Sipas karakteristikave teknike të publikuara në dokumentacion, secili...
Burimi:
javanews.al