Vitin tjetër shërbim doganor dixhital, Beja: Lehtësi për bizneset dhe institucionet shtetërore
Deri në vitin 2027 pritet të jetë funksionale Dritarja e Vetme Kombëtare Doganore, një sistem digjital, që dokumentacionin në letër e konverton në të dhëna digjitale, duke lehtësuar ndërveprimin e operatorëve ekonomikë me institucionet shtetërore. “Është një platformë në të cilën të gjithë bizneset apo operatorët ekonomikë do të mund të ndërveprojnë me një institucion në raport me të gjithë institucionet e tjera. Mund të aplikojnë në dritaren unike dhe të heqin çdo ndëreprim më pas të operatorit ekonomkik me punonjësit e doganës ose institucine të tjera që lidhen me zhdoganimin e mallrave. E kemi nisur projektin së bashku me Bankën Botërore që po bën të mundur zhvillimin e softuerit që duhet për të funksionuar dritarja, baza ligjore është në proces miratimi. Në planet që...
Burimi:
javanews.al