Si po e zgjeron Irani fushatën e tij të presionit për të detyruar SHBA-në të bëjë lëshime

Si po e zgjeron Irani fushatën e tij të presionit për të detyruar SHBA-në të bëjë lëshime

Irani po ndjek një strategji të re për të rritur presionin ndaj Shteteve të Bashkuara, duke përdorur rrugët tregtare, korridoret detare dhe infrastrukturën energjetike si mjete presioni. Kështu raportojnë zyrtarë të vendeve të Gjirit dhe analistë, të cituar nga Reuters. Sipas tyre, Teherani nuk synon një fitore ushtarake të drejtpërdrejtë, por po përpiqet të zgjerojë gradualisht krizën pa e çuar atë në një luftë të plotë. Qëllimi është t’i bindë SHBA-së dhe aleatëve të saj se përballja me Iranin do të ketë një kosto më të lartë sesa pranimi i kërkesave të tij, veçanërisht për rolin e Iranit në Ngushticën e Hormuzit. Sipas Reuters, Irani ka sinjalizuar se rreziku nuk kufizohet vetëm te Ngushtica e Hormuzit. Kërcënimet ndaj Detit të Kuq dhe infrastrukturës energjetike të...