SYRI TV/ Protestë para KESH për largimin e TEC-eve, qytetarët kërkojnë largimin e TEC-eve
Një grup qytetarësh, aktivistë dhe ambientalistë kanë protestuar këtë të hënë para KESH, duke denoncuar një masakër mjedisore dhe ekonomike me TEC-et lundruese në gjirin e Vlorës, të njohura si "Tigri 1" dhe "Tigri 3. Ata akuzuan administratoren e KESH si përgjegjëse për vazhdimësinë e kësaj skeme që po rëndon mbi xhepat e taksapaguesve shqiptarë miliona euro. Pas këtyre thirrjeve, protestuesit kanë dorëzuar edhe një peticion pranë Entit Rregullator të Energjisë. Syri TV Teksa një tjetër aferë e rëndë i shtohet sektorit energjetik në Shqipëri, me TEC-et lundruese në gjirin e Vlorës, të njohura si "Tigri 1" dhe "Tigri 3", qytetarë, aktivistë dhe ambientalistë denoncuan një masakër mjedisore dhe ekonomike, duke ngritur alarmin se po përgatitet marrja në dorëzim e këtyre aseteve, pavarësisht kostove marramendëse...
Burimi:
syri.net