Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

Dy helikopterë janë angazhuar për shuarjen e zjarrit në Kostar të Finiqit. Flakët, siç shihet edhe nga pamjet rrezikojnë banesat. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga qeveria për vatrën e zjarrit të aktivizuar në zonën e Matomares, në Bashkinë Finiq, e cila po përhapet drejt Mesopotamit dhe fshatrave të Bashkisë Delvinë. Ajo i bëri thirrje autoriteteve të shtojnë forcat në terren, të angazhojnë Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura, si edhe të kërkojnë ndihmë ndërkombëtare për ndërhyrje ajrore nëse është e nevojshme, ndërsa paralajmëroi se çdo vonesë rrezikon të përsërisë fatkeqësine e zjarreve të vitit të kaluar në Delvinë. Reagimi i Ina Zhupës: Një vatër e rrezikshme zjarri është aktivizuar paraditen e sotme në zonën e Matomares, në territorin...