Përmbytjet në Afganistan, 29 të vdekur dhe 129 të plagosur

Përmbytjet në Afganistan, 29 të vdekur dhe 129 të plagosur

Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të fundit kanë vrarë 29 persona dhe kanë plagosur 129 të tjerë në të gjithë Afganistanin ndërsa katër persona mbeten të zhdukur, tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton Anadolu. Sipas një raporti të OBSH-së, përmbytjet shkaktuan viktima dhe dëme të mëdha në provincat Nuristan, Nangarhar, Laghman, Paktika, Paktia, Khost, Ghazni, Kabul, Kapisa, Panjshir, Parwan, Logar dhe Maidan Wardak. Të paktën 300 familje u prekën vetëm në provincat Nuristan dhe Laghman. OBSH-ja theksoi se ka vendosur tre ekipe të lëvizshme shëndetësore, në koordinim me partnerët e saj shëndetësorë, për të ofruar shërbime mjekësore për komunitetet e prekura nga përmbytjet.