Nafta në rënie pas sinjaleve për dialog SHBA-Iran, në Shqipëri çmimi mbetet 214 lekë

Nafta në rënie pas sinjaleve për dialog SHBA-Iran, në Shqipëri çmimi mbetet 214 lekë

Deklaratat e Donald Trump për nisjen e bisedimeve të reja me Iranin kanë ndikuar në uljen e lehtë të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. Investitorët presin një ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe rikthim të furnizimeve iraniane, çka mund të rrisë ofertën globale. Nafta Brent ka zbritur nën 78 dollarë për fuçi, ndërsa WTI vijon rënien pranë 79 dollarëve. Analistët paralajmërojnë se tregjet mbeten të ndjeshme ndaj zhvillimeve të reja, veçanërisht lidhur me Ngushticën e Hormuzit dhe zbatimin e mundshëm të një marrëveshjeje. Në Shqipëri, ulja në bursat ndërkombëtare nuk është reflektuar ende në çmimet e karburanteve. Nafta shitet rreth 214 lekë për litër dhe benzina 199 lekë për litër. Ekspertët thonë se ndikimi varet nga stoqet, kostot e transportit dhe furnizimi...