Babai i tre fëmijëve të mitur, ky është minatori që humbi jetën në galerinë e Tërnovës
Ilir Kolaveri është 40-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në galerinë e minierës së Tërnovës, në Klos. Sipas të dhënave paraprake, gjatë punës ai dyshohet se ra në një furnel, ku më pas u mbulua nga një masiv kromi. Kolaveri ishte baba i tre fëmijëve të mitur, dy djemve dhe një vajze, ndërsa humbja e tij ka tronditur familjarët dhe komunitetin. Pas më shumë se 24 orësh operacioni të pandërprerë, ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të nxirrnin trupin e pajetë nga galeria. Sot, familjarët, të afërmit dhe miqtë i dhanë lamtumirën e fundit. Ndërkohë, në vijim të hetimeve për ngjarjen, Policia arrestoi drejtuesin teknik të kompanisë minerare, Përparim Koçi, i cili dyshohet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë dhe moszbatim të masave të nevojshme për...
Burimi:
syri.net