Zjarri përfshin një sipërfaqe me shkurre dhe pemë në Libofshë, ndërhyjnë zjarrfikësit
Një vatër zjarri është regjistruar këtë të hënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë pranë fshatit Vanaj, në Libofshë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në zonë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre. Sipas informacioneve paraprake, situata është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat apo banorët e zonës. Ekipet zjarrfikëse vijojnë operacionin në terren, ndërsa pritet të përcaktohen edhe shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin.
Burimi:
javanews.al