50 mln euro apartamente të sekuestruara në Shqipëri, mbi 90% e projekteve në Tiranë financohen nga blerësit

50 mln euro apartamente të sekuestruara në Shqipëri, mbi 90% e projekteve në Tiranë financohen nga blerësit

Një apartament me vlerë totale 92 mijë euro është blerë përmes një kontrate porosie nga një qytetar i cili ka paguar 100% të shumës së përcaktuar në kontratë. Marrëveshja për prenotimin e pronës është nënshkruar te noteri, kur objekti ndodhej ende në fillimet e punimeve (në fazën e gropës). Një tjetër rast i ngjashëm lidhet me një apartament me vlerë 59 mijë euro, ku edhe në këtë rast, blerësi ka paguar të gjithë shumën përpara përfundimit të objektit, gjithashtu në fazën e hershme të fillimit të punimeve. Të joshur nga çmimi më i ulët sesa ai i shitjes përfundimtare, në të dyja rastet e kontratave të porosisë që “Monitor” konsultoi me një nga zyrat noteriale në Tiranë, rezultoi se blerësit kishin kryer pagesën për 100%...