Shqipëria turistike ‘ngec’ në trafik

Shqipëria turistike ‘ngec’ në trafik

Shpesh të dielave të verës Ela, bashkëshorti i saj dhe djali i tyre 9-vjeçar çohen nga zhurma e alarmit për të dalë me vrap nga shtëpia. Nuk është puna apo ndonjë afat për t’u kapur ai që i nxjerr nxitimthi, por trafiku ose më saktë shmangia e trafikut për të shkuar drejt Golemit ose Gjirit të Lalëzit. “Nëse duam që të mos na zërë trafiku, orari që duhet të lëmë shtëpinë tonë në Tiranë pranë ‘Don Bosko’ është maksimumi 7:30. Nëse dalim më vonë, do të detyrohemi që të kalojmë një pjesë të mirë të kësaj kohe në trafik. Ndonjëherë, kjo bëhet aq e lodhshme sa parapëlqejmë më mirë të mos ikim në plazh dhe të qëndrojmë në Tiranë. Ato herë që e marrim këtë...