Shqipëria kryeson rajonin për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit, sipas fuqisë blerëse

Shqipëria kryeson rajonin për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit, sipas fuqisë blerëse

Në 10 vitet e fundit Shqipëria i është afruar BE-së me çmimet e larta më shpejt se çdo vend i Rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2015 niveli i çmimeve sipas fuqisë blerëse ishte sa 48.3% e mesatares së BE, duke pasur çmimet më të lira në rajon, së bashku me Maqedoninë e Veriut. Në një dekadë, ndërsa pagat vijojnë të mbeten më të ulëtat në rajon, çmimet kanë kërcyer. Në vitin 2024, (e dhëna e fundit e Eurostat), çmimet në tërësi ishin sa 70.6% e mesatares së BE-së, duke e renditur vendin tonë si më të shtrenjtin në rajon, nga më i liri që ishte një dekadë më parë, duke ia kaluar Serbisë e Malit të Zi, që kanë pasur...