Qeveria do të vendosë licencim të detyruar për agronomët, ja si funksionon
Qeveria ka hedhur për konsultim një projektligj të ri që parashikon krijimin e Urdhrit të Agronomit dhe vendosjen e licencimit të detyrueshëm për ushtrimin e profesionit të agronomit në Shqipëri. Sipas projektligjit “Për Urdhrin e Agronomit në Republikën e Shqipërisë”, “asnjë individ nuk mund të ushtrojë profesionin e agronomit në Republikën e Shqipërisë, pa qenë anëtar i Urdhrit të Agronomit”. Gjithashtu, profesionet e lidhura me agronominë do të duhet të regjistrohen në një regjistër të veçantë profesional. Projektligji përcakton se Urdhri i Agronomit do të jetë një “ent publik jobuxhetor, me personalitet juridik, i pavarur në ushtrimin e funksioneve të tij”, me detyrën për të administruar regjistrin profesional, për të lëshuar, pezulluar ose hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit, si dhe për të mbikëqyrur...
Burimi:
sot.com.al