Ndryshon taksa e pronës, si do të llogaritet dhe kush përfiton ulje

Ndryshon taksa e pronës, si do të llogaritet dhe kush përfiton ulje

Të gjitha pasuritë e paluajtshme në Shqipëri do të taksohen me vlerë tregu, qofshin ato njësi banimi, ambiente komerciale, apo toka. Baza e taksës mbi pasurinë e paluajtshme është vlera e taksueshme e pasurisë së paluajtshme. Referuar projektligjit të ri të Ministrisë së Financave, të hedhur për konsultim publik, njësitë e ndërtesave që përfshihen në kategorinë ‘ndërtesa për banim’ do të taksohen 0.1% – 0.2%; ndërtesat për veprimtari ekonomike 0.15 % -0.25%; Parcelat që përfshihen në kategorinë ‘tokë bujqësore-blegtorale dhe tokë pyjore 0.05 %- 0.15 %; Parcelat që përfshihen në kategorinë ‘tokë truall’ dhe ‘tokë me përdorime të tjera’ 0,075% – 0,175%. Ndërsa shkalla e taksës për ndërtesën e papërfunduar është 30% e shkallës së taksës së kategorisë përkatëse të taksimit ku është klasifikuar ndërtesa...