Jo vetëm paga, ja çfarë kërkojnë sot punonjësit dhe si po reagojnë kompanitë shqiptare
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktivitetin duke investuar në një aktivitet të quajtur “retreat”. Ndonëse këto aktivitete janë shtuar në vitet e fundit, mbetet një koncept i ri për Shqipërinë. Nga aktivitetet rekreative, sporti, e deri tek udhëtimet jashtë, cilat janë organizimet që kompanitë shqiptare ofrojnë për punonjësit e tyre? Nëse dikur një kompani organizonte një darkë fundviti dhe e konsideronte të përmbushur detyrimin ndaj stafit, sot pritshmëritë janë krejt të tjera. Gjithnjë e më shumë biznese në Shqipëri po investojnë në retreat-e, team building, kampe zhvillimi, trajnime në natyrë dhe përvoja të përbashkëta për stafin, duke krijuar një treg të ri shërbimesh që deri para pak vitesh ishte i kufizuar kryesisht te korporatat e huaja. Në pamje të parë, fenomeni mund të duket...
Burimi:
sot.com.al