Ja pse rekomandohet ndalimi i shitjeve të ndërtimeve në gropë

Ja pse rekomandohet ndalimi i shitjeve të ndërtimeve në gropë

Pas një ngadalësimi 2-vjeçar, tregu i pasurive të paluajtshme ka shënuar rikthim të aktivitetit gjatë vitit 2025. Numri i kontratave të shitblerjes së pronave është rritur, ndërsa Tirana vijon të mbajë peshën kryesore të transaksioneve në rang vendi. Në total, për vitin 2025, sipas të dhënave të NAREA për “Monitor”, numri i kontratave të shitblerjes së pasurive të paluajtshme të regjistruara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) arriti në 36,027. Krahasuar me vitin 2024, numri i tyre u rrit me 15%. Rritje është shënuar edhe për tregun e Tiranës. Për vitin 2025, numri i transaksioneve të shitblerjes së pronave u rrit me 9% në raport me 2024. Në vitin 2025, shitjet e pronave në Tiranë përbënë rreth 37% të kontratave të shitblerjes në të gjithë...