Nafta arrin në 214 lekë/litër, benzina shkon në 199 lekë, ende asnjë sinjal për rikthimin e Bordit të Transparencës…

Nafta arrin në 214 lekë/litër, benzina shkon në 199 lekë, ende asnjë sinjal për rikthimin e Bordit të Transparencës…

Çmimi i naftës në tregun shqiptar ka arritur në rreth 214 lekë për litër, edhe pse në tregjet ndërkombëtare nafta ka ndjekur një prirje rënëse gjatë javëve të fundit. Në bursat ndërkombëtare, nafta Brent tregtohet rreth nivelit 88.29 dollarë për fuçi, dukshëm më poshtë se periudha kur kapërceu kufirin e 100 dollarëve për fuçi gjatë krizës së çmimeve. Ky zhvillim rikthen në fokus një fenomen të përsëritur në tregun shqiptar të karburanteve. Kur çmimet ndërkombëtare rriten, tregu vendas reagon pothuajse menjëherë me shtrenjtim. Ndërsa kur ato bien, ulja e çmimeve në pikat e karburantit vjen me vonesë dhe zakonisht nuk reflektohet plotësisht. Në periudhën kur çmimi i naftës Brent iu afrua ose e kaloi nivelin e 100 dollarëve për fuçi, çmimi i naftës në Shqipëri...