Varreza masive në Zubin Potok, Kurti: Gërmimet mund të zgjasin me muaj, Serbia t’i hapë arkivat për të zhdukurit

Varreza masive në Zubin Potok, Kurti: Gërmimet mund të zgjasin me muaj, Serbia t’i hapë arkivat për të zhdukurit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën se gërmimet në një vend ku janë gjetur mbetje njerëzore që dyshohet se u përkasin njerëzve të zhdukur nga lufta e viteve 1998-’99, mund të zgjasin me muaj, për shkak të shpërndarjes së tyre dhe terrenit të vështirë. Duke folur për media gjatë vizitës së tij në vendin e gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël në veri të vendit, Kurti tha se Serbia duhet të kushtëzohet nga bashkësia ndërkombëtare për hapjen e arkivave, gjë që do të ndihmonte në zbardhjen e fatit të rreth 1.600 njerëzve ende të zhdukur.Gërmimet në fshatin e Zubin Potokut nisën në fillim të javës, pas një hetimi rreth dyvjeçar dhe arrestimit të dy të dyshuarve nga autoritetet kosovare. Policia...