Greqia në betejë me flakët/ Veniza dhe Psatha në zonë zjarri, 500 zjarrfikës në terren – mbi 66 mijë hektarë të djegur
Greqia vijon të përballet me një nga valët më të rënda të zjarreve pyjore, ndërsa operacionet për shuarjen e flakëve po zhvillohen në disa rajone të vendit. Situata mbetet kritike në Atikë, Fokidë dhe Kefaloni, ku një tjetër vatër zjarri shpërtheu në orët e para të së dielës. Me nisjen e ditës, mjetet ajrore rifilluan ndërhyrjen duke hedhur ujë mbi vatrat aktive, në përpjekje për të frenuar flakët që kanë përfshirë zona të tëra prej dy ditësh. Veniza dhe Psatha në flakë Një nga frontet më të rrezikshme ndodhet në Atikën Perëndimore. Zjarri që shpërtheu në Porto Germeno u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta, duke avancuar drejt malit Kithairona dhe zonës së Psathas. Flakët arritën deri në Megara, ku përfshinë dhe...
Burimi:
syri.net