Zjarret jashtë kontrollit në Greqi, mbi 100 shtëpi të djegura në Porto Germeno, evakuime masive në disa rajone
Greqia po përballet me një nga situatat më të rënda të sezonit të zjarreve, ndërsa flakët kanë përfshirë disa rajone të vendit, duke shkatërruar dhjetëra banesa dhe detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuime masive. Zona më e goditur është Porto Germeno, ku sipas nënkryetarit të Bashkisë së Mandrës, mbi 100 shtëpi janë djegur ose kanë pësuar dëme. Zjarri është ndarë në tre fronte aktive dhe vazhdon të përhapet me shpejtësi, i favorizuar nga erërat e forta. Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në disa vendbanime, përfshirë Agia Paraskevi, Kryo Pigadi, Agios Nektarios dhe Livadostra në Beoti, ndërsa flakët kërcënojnë drejtpërdrejt zonat e banuara. Gjatë natës, sistemi i emergjencës 112 u dërgoi mesazhe banorëve të Domvrenës për t’u larguar drejt Thisvis. Operacionet ajrore të shuarjes kanë nisur...
Burimi:
sot.com.al