U aksidentua në galeritë e “Eternal Security” në Bulqizë, nuk dihet ende fati i minatorit
Deri në këto momente nuk dihet fati i minatorit 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili sipas njoftimit të policisë ra në furnelë gjatë punës në galerinë e kromit në zonën e Tërnovës së Madhe në Bulqizë. Ilir Kalaveri, banues në Burrel, punonte si minator dhe brigadier në subjektin privat që administron aktivitetin minerar, kompaninë “Eternal Security”, me administrator Lahim Gjikën. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Pjesë e hetimit do të jenë edhe verifikimi i kushteve të sigurisë në punë, zbatimi i procedurave teknike dhe dokumentacioni i kompanisë që administron minierën.
Burimi:
sot.com.al