Thriller në Beograd/ 28-vjeçarja ruse gjendet e vrarë në një valixhe, arrestohet një 25-vjeçar turk
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Beogradin, ku një 28-vjeçare ruse, e shpallur e zhdukur prej disa ditësh, është gjetur e pajetë brenda një valixheje në një kanal pranë kryeqytetit serb. Për vrasjen e saj është arrestuar një shtetas turk 25-vjeçar, i cili dyshohet se po përpiqej të largohej nga Serbia. Viktima, Lyudmila Turkova, ishte zhdukur mbrëmjen e 25 korrikut, pasi kishte ndërprerë kontaktet dhe nuk u ishte përgjigjur më mesazheve të miqve të saj. Zhdukja e saj u raportua në polici, duke nisur hetimet që çuan në zbulimin e trupit dhe identifikimin e autorit të dyshuar. Trupi i 28-vjeçares u gjet të enjten në mbrëmje nga banorë të zonës pranë një kanali në Padinska Skela, një zonë me popullsi të rrallë në anën tjetër...
Burimi:
syri.net