Harta e re ekonomike, zgjerimi i shtetit dhe i ndërtimit kundrejt rënies së bujqësisë dhe industrisë
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë për vitin 2025 thelloi me tej tendencën e rënies së sektorëve prodhues, ku pesha e sektorëve primarë dhe industrialë po zëvendësohet gradualisht nga një zgjerim i sektorit të shërbimeve dhe ndërtimit. Gjithashtu pesha e shtetit në ekonomi u rrit me tej gjatë vitit të kaluar ndikuar nga zgjerimi në punonjës dhe në rritjen e pagave në këtë sektor. Të dhënat e fundit të zyrtare që u publikuan nga INSTAT tregojnë se sektori i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, dikur ndër kontribuuesit kryesorë, ka regjistruar një rënie të ndjeshme në peshën e tij në ekonominë e vendit, duke zbritur nga 15.31% në vitin 2024 në 14.59% gjatë vitit 2025. Në vitin 2019 pesha e bujqësisë në ekonominë e...
Burimi:
kohajone.com