SHBA rrit presionin ndaj Iranit, kërkon mbështetjen e aleatëve dhe Kinës
Bota E Premte, 21 Gusht 2026 09:09 Qeveria amerikane ka rritur presionin ndaj aleatëve dhe Kinës për t’iu bashkuar përpjekjeve të Uashingtonit për të ashpërsuar presionin ekonomik ndaj Iranit. Sipas administratës amerikane, kjo strategji mund të çojë në dobësimin dhe rrëzimin e regjimit në Teheran, pa qenë nevoja për përsëritjen e operacioneve ushtarake. Ministria e Jashtme e Iranit e ka kundërshtuar ashpër këtë qasje, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për “terrorizëm ekonomik”, sipas agjencisë iraniane IRNA. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, paralajmëroi përmes një postimi në X se çdo vend që vijon të mbajë marrëdhënie me Teheranin mund të përballet me pasoja ekonomike. Ai nuk dha detaje mbi masat e reja që Uashingtoni mund të ndërmarrë, por më herët kishte deklaruar se vendet që...
Burimi:
kohajone.com