FIFA, Infantino tërhiqet: Braktiset projekti për shitjen e aksioneve të Botërorit
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë një kthesë të papritur, duke braktisur zyrtarisht projektin “Fifa Forward Enterprise”, i cili synonte të hapte rrugën për investitorë privatë në menaxhimin e licencave, të drejtave komerciale dhe organizimin e kompeticioneve të FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës. Ky projekt kishte shkaktuar zemërim të gjerë në botën e futbollit, duke ngjallur kundërshtime nga UEFA, AFC, Concacaf dhe madje edhe nga anëtarë të vetë organizatës më të lartë botërore të futbollit. Infantino e komunikoi vendimin gjatë natës me një notë zyrtare, duke deklaruar se “propozimi nuk do të vazhdojë”. Në notën zyrtare, shpjegohet se projekti “Fifa Forward Enterprise” ishte konceptuar për të hedhur themelet për një forcim të ardhshëm të federatave anëtare të FIFA-s dhe të futbollit botëror, veçanërisht aty...
Burimi:
kohajone.com