No Image Available

EUROSTAT: 72.4 milionë qytetarë në BE në rrezik varfërie, publikohen të dhënat dhe për Shqipërinë

Rreth 72.4 milionë persona në Bashkimin Europian vijojnë të jetojnë në rrezik varfërie, ndërsa Shqipëria mbetet një nga vendet më të prekura në Europë nga vështirësitë ekonomike. Sipas të dhënave të Eurostat, 16.3% e popullsisë së BE-së jeton me të ardhura nën pragun e varfërisë, një nivel pothuajse i pandryshuar krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, Shqipëria vijon të renditet mes vendeve me nivelin më të lartë të rrezikut për varfëri dhe përjashtim social. Të dhënat e INSTAT dhe Eurostat tregojnë se rreth 40.5% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social, gati dy herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian. Situata paraqitet edhe më shqetësuese për familjet me fëmijë, ku niveli i rrezikut arrin në 44.5%. Sipas statistikave, shumë familje shqiptare...