Lumi i Tiranës dhe Ishmi të ndotura me fekale, basenet Ishëm-Erzen dhe Seman në ‘Gjendje e keqe’
Dy nga gjashtë basenet kryesore lumore në vend u klasifikuan në kategorinë më të ulët të cilësisë së ujërave sipërfaqësore gjatë vitit 2025, ndërsa një tjetër shënoi përkeqësim krahasuar me një vit më parë. Këto janë konkluzionet e Raportit të Gjendjes në Mjedis 2025, të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM). Basenet Ishëm-Erzen dhe Seman renditen në kategorinë “Gjendje e keqe”, ndërsa Shkumbini ka kaluar nga “Gjendje e mirë” në “Gjendje e moderuar”, duke reflektuar ndikimin e vazhdueshëm të shkarkimeve urbane të patrajtuara, aktivitetit industrial dhe presionit nga bujqësia. Raporti vëren se cilësia e ujërave mbetet përgjithësisht e mirë në burimet dhe rrjedhat e sipërme të lumenjve, por përkeqësohet ndjeshëm në segmentet që kalojnë pranë qendrave të banuara. Sipas AKM-së, ndikimi i shkarkimeve urbane, industriale dhe...
Burimi:
syri.net