Plani klimatik ‘hap derën’ për rishikim taksash, tarifash dhe subvencionesh
Shqipëria do të duhet të përshtatë instrumentet e saj fiskale dhe financiare me objektivat klimatike, sipas Planit Kombëtar të Përshtatjes, duke përfshirë rishikimin e taksave, subvencioneve dhe tarifave të shërbimeve publike. Dokumenti e vendos mobilizimin e burimeve vendase si pjesë kryesore të strategjisë për të mbuluar hendekun financiar të planit. “Forcimi i kontributeve vendase është thelbësor për shfrytëzimin e fondeve ndërkombëtare dhe sigurimin e qëndrueshmërisë”, thuhet në plan. Sipas dokumentit, kjo mund të bëhet përmes “përshtatjes së instrumenteve financiarë me objektivat klimatikë”. Plani e specifikon se këto instrumente përfshijnë “tatimet, taksat dhe subvencionet”. Masa nuk paraqitet si taksë e re konkrete, por si një drejtim politikash që mund të ndikojë mënyrën se si shteti mbledh të ardhura dhe shpërndan mbështetje publike. Dokumenti kërkon gjithashtu “rishikimin...
Burimi:
sot.com.al