Mehdi Malkaj: Rama nuk la gjë pa vjedhur! Do edhe besën, ky i pabesi

Mehdi Malkaj: Rama nuk la gjë pa vjedhur! Do edhe besën, ky i pabesi

Aktori Mehdi Malkaj ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 60-të kundër qeverisë dhe Edi Ramë, duke e cilësuar këtë të fundit si “ish-kryeministër.” Aktori ka akuzuar kryeministrin Rama se po dëmton vendin për interesat e tij personale dhe se po kërkon besën nga shqiptarët, ndërkohë, që sipas tij, Rama është “i pabesi që është si gjarpër”. “Abdyl, shite pasurinë, një barrë flori. Abdyli prishi pasurinë për Shqipërinë, ky grabit Shqipërinë për veten e tij. Se ky do edhe besë, ky i pabesi që është si gjarpër. Si ai që futi në gji një gjarpër të ngrirë dhe gjarpri, sapo u ngroh, të parin atë kafshoi. Nuk bëhet kontratë me gjarpërinjtë, me hardhucat dhe qelbësirat”, u shpreh aktori. Në vijim të fjalës së tij,...