Aksident i rëndë në Kosovë, kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

Aksident i rëndë në Kosovë, kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar sot në autostradën Ibrahim Rugova në aksin Qafë Duhël në drejtim të Prishtinës. Sipas informacioneve në media, mësohet se një kamion është përplasur me tre automjete. Si pasojë kanë mbetur të plagosur shtatë persona. “Hetuesit e njësitit të autostradës janë në vendin e ngjarjes. Rruga është e lëshuar, njëri nga shiritët ka qenë vazhdimisht i lirë për qarkullim. Për natyrën e lëndimeve, hetuesit do të shkojnë pas pak edhe në spital për të marrë informacione”, ka deklaruar Policia e Kosovës.