Shitet kompania e skandaleve/ Sori Al ndërron pronar për 2 milionë euro
Sori Al, kompania e përfshirë në skandalin e helmimit të studentëve në Akademinë e Policisë, ka ndërruar pronar. Biznesmenia Alma Tafani e ka shitur kompaninë tek Ramazan Troka për një çmim prej 2 milionë e 36 mijë eurosh, i cili sipas kontratës do të paguhet në tre këste të përvitshme. Kontrata e shitjes se Sori Al Kontrata e shitblerjes së aksioneve është firmosur në 29 qershor vetëm 4 ditë pas helmimit të dytë të studentëve në Akademinë e Sigurisë. Por dy javë më parë AKU e zhbllokoi aktivitetin e kompanisë dhe tha se helmimi nuk kishte lidhje me ushqimin, pasi analizat e mostrave kishin rezultuar në përputhje me normat. Ramazan Troka nuk është një emër i panjohur për biznesin e kateringut dhe po ashtu...
Burimi:
syri.net