Aktivisti në protestë: “Luftën” e kemi me qeverinë që po ushtron gjenocid mbi shqiptarët!
Aktivisti Ilir Xhemalaj ka deklaruar gjatë protestës së 60-të kundër qeverisë se qytetarët nuk do të largohen nga sheshi deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Xhemalaj tregoi një episod nga një takim me banorë në zonën e Lushnjës, ku tha se një nënë i kishte kërkuar të mos e ndalin protestën derisa djali i saj emigrant të rikthehej në Shqipëri. “Mos e lëshoni atë shesh derisa djali im të kthehet”, tha ai duke cituar bisedën me nënën. Sipas Xhemalajt, ai i ka dhënë besën se protesta do të vijojë deri në kthimin e të rinjve shqiptarë në vend. Aktivisti kritikoi qeverinë edhe për situatën e shërbimeve publike, duke përmendur tragjedinë e fundit në Shkodër, ku humbën jetën një...
Burimi:
gijotina.com