Klaudio Ranieri rikthehet me detyrë të re në radhët e Italisë, bëhet drejtor teknik

Klaudio Ranieri rikthehet me detyrë të re në radhët e Italisë, bëhet drejtor teknik

Klaudio Ranieri është emëruar drejtori i ri teknik i Italisë dhe, vetëm pak muaj para se të festojë 75-vjetorin,ka vendosur të dalë nga pensionimi.Vëmendja kryesore e njoftimit të sotëm nga presidenti i FIGC-së, Giovanni Malagò, ishte rikthimi i Roberto Mancinit për mandatin e tij të dytë në krye të kombëtares italiane.Megjithatë, po aq i rëndësishëm ishte edhe emërimi i Ranierit si drejtor teknik, një post i krijuar vetëm këtë verë dhe që për 17 ditë ishte mbajtur nga Paolo Maldini. Ky është një rol që ekziston prej kohësh në shumë kombëtare, ku drejtori teknik mbikëqyr jo vetëm ekipin e parë, por edhe të gjitha grupmoshat dhe sistemin e akademive në mbarë vendin.Krijimi i këtij pozicioni synon t’i japë kombëtares italiane një identitet më të fortë...