Euro në pikiatë/ BSH ndërhyrje agresive në treg, këtë vit pritet të blihen mbi 1 miliardë euro
Banka e Shqipërisë është duke blerë euro me një ritëm rekord për të përmbajtur zhvlerësimin e monedhës europiane ndaj lekut. Ndonëse BSH i publikon me tre muaj vonesë të dhënat statistikore të ndërhyrjeve në tregun valuator, Kapitali ka mësuar se blerjet e euros këtë vit janë më të larta edhe se sa vitin e kaluar, që ishte rekordi historik i shënuar ndonjëherë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar Banka e Shqipërisë bleu 1 miliardë e 29 milionë euro nga tregu i brendshëm valuator, nga të cilat 299 milionë euro u blenë përmes ankandeve të planifikuara për rritjen e rezervës valutore, ndërsa 729.1 milionë euro të tjera u blenë në ankande jashtë radhë, pikërisht për të hequr monedhën europiane nga tregu në përpjekje për...
Burimi:
syri.net