Euro kap sot tjetër minimum historik

Euro kap sot tjetër minimum historik

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e ka nisur javën në rënie të mëtejshme dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 95.19 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi i Euros duket tashmë i orientuar drejt kufirit të 95 lekëve, i nxitur nga rritja e pritshme e ofertës valutore për shkak të sezonit veror. Kursi Euro-Lek ka rënë me 1.6% që nga fillimi i vitit 2026, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 2.8%, shkruan Monitor. Sipas agjentëve të tregut, rënia e Euros po vazhdon të nxitet nga një ofertë e lartë e valutës në treg, ndërsa kërkesa nuk arrin të ndjekë të njëjtin ritëm,...