Ekonomia rriti varësinë nga importet, prodhimi vendas humbet terren
Ekonomia shqiptare po thellon tendencën e orientimit drejt importeve, duke lënë pas sektorin prodhues dhe eksportues. Të dhënat për vitin 2025 tregojnë rritje te pabarazisë, teksa numri i bizneseve që mbështeten tek importet po shtohet me ritme shumë më të shpejta se ato që eksportojnë, duke bërë që deficiti tregtar të përkeqësohet. Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT numri i ndërmarrjeve importuese ka arritur në 15.225, duke shënuar një rritje me 3,3 % krahasuar me vitin 2024. Në të kundërt, ndërmarrjet eksportuese arritën një numër 3,809 në vitin 2025, ose 0,7 % më shumë krahasuar me vitin 2024. Ka dominim të ndërmarrjeve tregtare, të cilat kryejnë mbi 63% të vlerës së importeve, ka bërë që pesha e importeve në ekonomi të jetë mbizotëruese. Aktualisht,...
Burimi:
sot.com.al