Dy ligje që nuk zgjidhin problemet reale të bujqësisë shqiptare
Nga Eduart Sharka Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi dy projektligje që, sipas qeverisë, synojnë të modernizojnë bujqësinë shqiptare. I pari krijon “Dëftesat Tregtare mbi Produktet Bujqësore”, duke u dhënë fermerëve mundësinë të përdorin prodhimin e ardhshëm ose produktin e magazinuar si kolateral për financim. I dyti lejon që deri në 40% e tokës bujqësore të përdoret për instalime fotovoltaike, eolike dhe sisteme të magazinimit të energjisë. Në pamje të parë, të dy ligjet duken moderne. Në thelb, të dy shmangin problemet reale të sektorit. Problemi i bujqësisë shqiptare nuk është mungesa e instrumenteve juridike. Problemi është se bujqësia shqiptare nuk prodhon fitim të qëndrueshëm. Një biznes që humbet para nuk shpëtohet duke i krijuar një formë të re kolaterali. Një tokë që duhet të...
Burimi:
syri.net