“Çmimi i shitjes nuk na kompenson kostot”/ Qershitë e Dvoranit mbeten në pemë, fermerët: Kemi vështirësi
Në kulmin e sezonit të vjeljes së qershisë, fermerët e fshatit Dvoran në Korcë po përballen me vështirësi për të gjetur punëtorë duke rrezikuar që një pjesë e konsiderueshme e prodhimit të mbetet pa u vjelë. Ky sezon ka sjellë një prodhim të mbarë dhe me cilësi të lartë, por në parcelat me qershi numri i punëtorëve është i pakët. Shumica e tyre janë pensionistë nga fshatra të tjerë të zonës, ndërsa të rinjtë pëlqejnë të angazhohen si punëtorë sezonalë në Greqi, ku pagesat janë më të larta. Shpesh, personat që ofrohen për të punuar nuk kanë përvojën e duhur në procesin e vjeljes. Kjo detyron fermerët të mbështeten tek anëtarët e familjes për të përfunduar punët në kohë. Megjithëse kërkesa për qershinë e Dvoranit...
Burimi:
sot.com.al