Opinion / Mancini dhe 25 milionë arsyet për të mos e dashur si trajner të kombëtares italiane
Nga Luca Calamai Dhe në fund rikthehet Mancini. Siç ka shkruar drejtori i “Gazzetta dello Sport”, Stefano Barigelli, çështja morale, kur bëhet fjalë për trajnerin e kombëtares italiane, duhej të vlente për të gjithë. Ka 25 milionë arsye për të mos e konsideruar Mancinin figurën e duhur për këtë rol. 25, sa milionat e “tradhtisë” që trajneri kreu duke braktisur Italinë dhe shkuar te sheikët. Nuk më intereson që ai kërkoi falje. Ishte e natyrshme. Besoj se e kuptoi pas pak javësh se kishte bërë një autogol të madh, por ajo zgjedhje absurde nuk mund të fshihet me disa fjalë. Jam i befasuar që një drejtues i madh si Malagò ra në këtë gabim. Ndoshta pas dorëheqjes së Maldinit u gjend pa zgjidhje dhe nën...
Burimi:
telesport.al