Serie A prezanton zyrtarisht rregullat e reja për futboll modern, zbatohen që nga java e parë

Serie A prezanton zyrtarisht rregullat e reja për futboll modern, zbatohen që nga java e parë

30 Korrik 2026 8:12 Alfred Lleshi Në Këshillin Federal të së martës, ku Giovanni Malagò njoftoi emërimin e Roberto Mancinit dhe Claudio Ranierit si trajner dhe drejtor teknik të Italisë, u diskutuan edhe ndryshimet e rregullave të futbollit, të miratuara nga IFAB pas Botërorit. Serie A do të zbatojë automatikisht disa risi që lidhen me luftën ndaj humbjes së kohës. Nëse arbitri mendon se një rivënie anësore ose goditje nga porta vonohet qëllimisht, nis një numërim vizual prej 5 sekondash. Nëse koha mbaron, rivënia i kalon kundërshtarit, ndërsa goditja nga porta shndërrohet në goditje këndi për ekipin tjetër. Gjithashtu, lojtari i zëvendësuar duhet të largohet brenda 10 sekondash, përndryshe zëvendësuesi hyn vetëm pas ndërprerjes së parë pas të paktën një minute lojë. Këto rregulla do...