‘SPAK të arrestojë Ramën’, aktivisti thirrje nga sheshi: Hulumtimi zbuloi krimet e kryeministrit me ndërtimet

‘SPAK të arrestojë Ramën’, aktivisti thirrje nga sheshi: Hulumtimi zbuloi krimet e kryeministrit me ndërtimet

Protesta e ditës së 60-të para kryeministrisë sot kushtroi nga thirrjet edhe për hetimin e Edi Ramës nga SPAK-u për lejet e ndërtimit që ka lëshuar me KKT-të në zonën bregdetare, hulumtim më i fundit i gazetarëve. Një nga aktivistët që mori fjalën në podium i kushtoi vëmendje pikërisht kësaj ngjarjeje, duke apeluar për drejtësinë që jo vetëm të hetonte këtë skandal të kryeministrit, por edhe ta arrestonte. “Falenderoj gazetarët për hulumtimin e tyre për lejet e dhëna në bregdetin shqiptar për ndërtimet, të lëshuara nga Rama në KKT. Thirrje për SPAK-un, provë ulëritëse dhe mjafton vetëm kjo për të arrestuar Ramën. Janë afera gjigante të kësaj qeverie, afera ulëritëse. I bëj thirrje SPAK-ut të mos mbyllë sytë dhe të veprojë. Ne nuk do shkojmë...