Debatet me Ramën në grupin parlamentar, Braçe zbardh prapaskenat: Nuk jam dakord me mënyrën si bëhen emërimet
Erion Braçe, deputet i Partisë Socialiste, ka folur këtë të mërkurë në një emision televiziv për debatet e brendshme në parti. Braçe u shpreh se nuk është dakord me mënyrën se si Partia Socialiste bën emërimet, duke theksuar se ky është një problem që, sipas tij, reflektohet edhe te protestat që zhvillohen në bulevard. “Kisha një reflektim timin për protestën, për atë që ndjej unë nga protesta, për atë që duhet të ndryshojmë ne dhe, natyrisht, cili është problemi që kemi aty brenda. Normalisht, u banalizua gjithçka që thashë me idenë se ‘Rama dhe Braçe u zunë për plehrat e Tiranës’. Ndërkohë që edhe kësaj radhe ngrita një element shumë të rëndësishëm, që ka të bëjë me mënyrën se si ne emërojmë, me mënyrën se...
Burimi:
sot.com.al