Gonxhen nuk e shqetëson protesta, por halli i vezëve: Janë simbol i jetës dhe nuk mund t’i përdhosni për të rrëzuar qeverinë!
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, duket se ka gjetur shqetësimin më të madh mes protestave të javëve të fundit: jo zemërimin e qytetarëve, por… fatin e vezës. I ftuar në një emision televiziv, Gonxhja deklaroi se hedhja e vezëve ndaj institucioneve nuk është thjesht një formë proteste, por një “fyerje e madhe për vetë vezën”, pasi sipas tij ajo është “simbol i jetës” dhe nuk duhet të prishet apo të përdoret për të goditur godina. Deklarata nuk kaloi pa shkaktuar reagime, teksa shumë qytetarë ironizuan faktin se, mes dhjetëra protestave, përplasjeve dhe pakënaqësive të shprehura në rrugë, ministri zgjodhi të mbrojë dinjitetin e vezës. Por Gonxhja nuk u ndal me kaq. Ai u bëri thirrje protestuesve që të paraqesin kërkesa “të arsyeshme”, duke...
Burimi:
gijotina.com