Çmimet e larta ‘frenojnë’ konsumatorët, bie përdorimi i karburanteve
Për të dytin muaj radhazi ka vijuar rënia e konsumit të karburanteve në vend, për shkak të çmimit të lartë përgjatë kësaj periudhe. Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, tregojnë se ashtu sikurse në muajin Prill, edhe në Maj sasia e karburanteve të importuara dhe zhdoganuara në muajin rezulton në rënie në raport me Maj 2025. Konkretisht gjatë muajit që lamë pas u zhdoganuan 55.4 mijë ton karburante nga 59.8 mijë ton që u importuan në Maj 2025, duke pësuar një rënie prej 4.4 mijë ton. Por edhe nëse do të bëjmë një krahasim si 5-mujor, vihet re se për Janar-Maj 2026 janë importuar 263.1 mijë ton karburante dhe rreth 16.1 mijë ton më pak se e njëjta periudhë e një viti...
Burimi:
sot.com.al