Bizneset pesimiste, familjet optimiste/ Besimi i sipërmarrjeve bie, i konsumatorëve rritet gjatë korrikut
Bizneset shqiptare shfaqën më pak optimizëm për ecurinë e ekonomisë gjatë muajit korrik, ndërsa treguesi i besimit ekonomik regjistroi një rënie të lehtë, sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë. Rënia më e fortë u shënua në sektorin e ndërtimit, ku treguesi i besimit u ul me 4.6 pikë, i ndjekur nga tregtia me një rënie prej 3.2 pikësh. Edhe sektorët e shërbimeve dhe industrisë raportuan përkeqësim, por në nivele më të moderuara. Vlerësimi bazohet në pritshmëritë e bizneseve për aktivitetin ekonomik, kërkesën, kontratat, punësimin dhe ecurinë e çmimeve. Dobësimi i këtyre komponentëve tregon se sipërmarrjet janë më të rezervuara si për situatën aktuale, ashtu edhe për zhvillimet e muajve të ardhshëm. Megjithatë, niveli i besimit në të gjithë sektorët vijon të mbetet...
Burimi:
sot.com.al