Balldren–Muriqan: 470 milionë euro për autostradën drejt kufirit me Malin e Zi

Balldren–Muriqan: 470 milionë euro për autostradën drejt kufirit me Malin e Zi

Teksa segmenti Milot-Balldren, pjesë e Korridorit Adratiko-Jonian, ka mbetur peng i procedurave tenderuese, qeveria ka shpallur koston për aksin tjetër që e zgjat këtë autostradë deri në kufirin me Malin e Zi. Segmenti nga Balldrena e Lezhës deri në pikën e Muriqanit përllogaritet se do të kushtojë 469 milionë euro, një vlerë kjo thuajse e barabartë me segmentin Milot Balldrenë, i cili kushton 465 milionë euro. Deri më tani nuk ka ende asnjë vendim publik nëse edhe segmenti Balldren- Muriqan do të ndërtohet me koncesion apo me fonde nga buxheti. Por me shumë gjasa edhe ky aks do të ndërtohet me të njëjtin model si pjesa tjetër nga Balldreni deri në Kashar, pra me koncesion nga privatët dhe me pagesë për qytetarët. Rruga nga Tirana deri në...