Ish-ministri i Mbrojtjes sfidon Zelensky, bën thirrje për zgjedhje presidenciale

Ish-ministri i Mbrojtjes sfidon Zelensky, bën thirrje për zgjedhje presidenciale

Ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, ka bërë thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale edhe gjatë luftës, në atë që konsiderohet gjerësisht si sfida më serioze ndaj presidencës së Volodymyr Zelenskyt që prej nisjes së pushtimit të plotë rus katër vjet e gjysmë më parë. “Demokracia nuk mund të mbahet peng nga Rusia”, tha Fedorov, 35 vjeç, në një video të publikuar të martën në YouTube. Ai shtoi se Ukraina po lufton “pikërisht sepse duam të mbetemi një shtet i lirë evropian”. Që prej nisjes së pushtimit të plotë rus në vitin 2022, Ukraina ndodhet nën ligjin ushtarak, çka ka bërë që zgjedhjet të pezullohen. Fedorov, i cili nuk e përmendi drejtpërdrejt Zelenskyn në videon e tij, u shkarkua papritur nga posti i ministrit të...