I kërkuar në Kosovë për drogë, arrestohet në Rinas 32-vjeçari
Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është arrestuar në Rinas, në kuadër të operacionit të koduar “Wanted”. Bëhet fjalë për shtetasin A. Sh., banues në Kukës, ndaj të cilit Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër-arresti për veprat penale që lidhen me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve. 32-vjeçari u lokalizua nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Interpol Tiranën. Gjatë ndalimit, ai dyshohet se është prezantuar me një tjetër identitet, në përpjekje për të shmangur identifikimin. Pas arrestimit, autoritetet shqiptare dhe Interpol Tirana kanë nisur procedurat për ekstradimin e 32-vjeçarit drejt Kosovës, ku ai do të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij. Njoftimi i policisë: Vijon operacioni i koduar “Wanted”, për kapjen e shtetasve...
Burimi:
syri.net